Tetova, qyteti më pak i ndotur në Maqedoni - Bota Sot
Tetova, qyteti më pak i ndotur në Maqedoni

Tetova

E diel, 18 nëntor 2018

Tetova, qyteti më pak i ndotur në Maqedoni

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 10:47
Ilustrim

Ndotja e ajrit në qytetin e Tetovës viteve të fundit ka qenë problemi më i madh për banorët e këtij rajoni.

Pas angazhimeve të shumta të qytetarëve, organizatave joqeveritare, protestave masive, në Tetovë ndaloi së punuari fabrika “Jugohrom” e cila cilësohej si ndotësi më i madh i ajrit.

Matjet për ndotjen e ajrit që janë bërë në muajin gusht tregojnë se Tetova ka qenë qyteti më pak i ndotur në Maqedoni, ku koncentrimi i grimcave të dëmshme ka qenë 22.99 mikrogram në metër kub.

Sipas matjeve të njëjta shihet se lagjja e Gazi Babës dhe Rektorati kanë qenë më të ndoturat në muajin gusht, ndërsa pasohen nga qyteti i Gostivarit, Kavadarit dhe Manastirit.

Më poshtë i keni 15 qytetet të cilat kanë qenë më të ndoturat në Maqedoni gjatë muajit gusht, sipas statistikave të publikuara nga “Eco Guerilla”:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test