Referendumi për emrin e ri të Maqedonisë, kështu votuan qytetarët e Tetovës

Tetova

Referendumi për emrin e ri të Maqedonisë, kështu votuan qytetarët e Tetovës

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 22:33
Ilustrim

Më shumë se 1 milion e 800 mijë votues në Maqedoni patën mundësinë që gjatë së dielës të vendosin për fatin e vendit.

Duke votuar për në referendumin për ndryshimin e emrit, ata përcaktoheshin për integrimet euroatlantike të vendit.

Në pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë”, sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të numëruara deri në orën 22 e 10, 96.05 për qind e qytetarëve të Tetovës kanë votuar "Për", ndërsa 2.25 për qind "Kundër".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat