Zjarrfikësve në Tetovë u vështirësohet puna nga bujqit të cilët djegin mbetjet në fusha - Bota Sot
Zjarrfikësve në Tetovë u vështirësohet puna nga bujqit të cilët djegin mbetjet në fusha

Tetova

E hënë, 19 nëntor 2018

Zjarrfikësve në Tetovë u vështirësohet puna nga bujqit të cilët djegin mbetjet në fusha

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Tymi në më shumë vendeve në fushat e fushës, e cila u regjistrua nga kamera e televizionit “Telma”, është rezultat i zjarreve të qëllimshme të shkaktuara nga bujqit. Ata pas korrjes së fushave në vjeshtë, mbetjet e bimëve dhe frutave, barit i marrin dhe i djegin.

Nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Tetovë, thonë se në këtë periudhë të vitit ata kryesisht reagojnë ndaj zjarreve të hapura, ndërsa ka rrezik se zjarri mund të transferohet në zonat tjera bujqësore.

Djegja e kashtës në fusha është rreptësisht e ndaluar me ligj. Nga Agjencia për nxitjen dhe zhvillimin e bujqësisë thonë se mbetjet organike mund të përdoren nga fermerët në vend që ta djegin atë.

Nga Ministria e Mjedisit Hapësinor thonë se kompetent për takat bujqësore është inspektorati bujqësor, nga ku deri më tani nuk kemi marr ndonjë përgjigje se çka ndërmarrin për djegien e kashtës dhe nëse ata kontrollojnë fushat e pollogut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test