Pastërtia në Tetovë: Mungesa e deponisë ka shkaktuar kaos me hedhjen e mbeturinave

Tetova

Pastërtia në Tetovë: Mungesa e deponisë ka shkaktuar kaos me hedhjen e mbeturinave

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 13:26
Ilustrim

Komuna e Tetovës nuk ka deponi për materialet e ngurta andaj nëpër vende publike janë hedhur me traktorë dhe kamionë mbeturina ndërtimore. Autoritetet duhet të angazhohen që sa më parë ta realizojë premtimin, i cili do të parandalonte kaosin me hedhjen pa-kontroll të këtij lloji të mbetjeve.

Mungesa e një deponie të tillë, ka bërë që qytetarët gjatë ndërtimeve që i bëjnë nëpër prona, materialet t’i hedhin gjithandej nëpër vende publike, por ndonjëherë edhe t’i lënë përpara koshave të plehrave që më pas punëtorët e higjienës komunale të kenë problem gjatë pastrimit të mbeturinave të përditshme. Të njëjtën gjë e bëjnë edhe ndërmarrjet që kryejnë punimet është hedhur asfalt. Mbeturinat e tilla, zakonisht hidhen në periferi të qytetit, në vende të caktuara rreth lumit “Shkumbin”, në afërsi të varrezave myslimane, varrezave ortodokse, por edhe në vende të ndryshme në malësinë e Tetovës.

Banorët thonë se mbeturinat zakonisht hidhen gjatë vikendit nga kur policia por, edhe inspektorati komunal nuk janë shumë aktiv, ndërsa ndërmarrjet në afërsi të kësaj qendre nuk punojnë atë ditë.

“Këta mbeturina janë hedhur gjatë ditës së diel, ne nuk kemi qenë këtu në punë dhe nuk i ka parë askush se kur i kanë hedhur, nuk kemi fuqi që t’i ndalojmë të njëjtat deri sa komuna apo policia nuk merr masa“, thotë një i punësuar në afërsi të qendrës sportive në Tetovë.

Komuna e Tetovës, nuk ka ndonjë ofertë apo mundësi se ku qytetarët duhet të paraqiten për t’i hedhur mbeturinat e ndërtimore, pasi që nuk ka deponi, por ka një aplikacion online “E-report” (kliko mbi të për ta hapur) ku qytetarët mund të raportojnë për sjelljet e pandërgjegjshme të personave fizik dhe juridik të cilët me veprimet e tyre ndotin ambientin jetësor.

Kryetarja e Komunës së Tetovës ka premtuar se problemi do të zgjidhet gjatë vitit 2019-të, por deri më tani nuk ka ndërmarrë veprime për atë se ku dhe kur do të fillojnë punimet.

“Problemi i deponisë me materiale të forta është një problem më vete dhe jemi duke i shqyrtuar disa lokacione, dhe shpresojmë se brenda vitit 2019-të do të gjejmë zgjidhje për këtë problem”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi më 24 shtator të këtij viti, kur me fond prej 7.8 milionë franga nga Agjencia Zvicerane, Komuna e Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe Bogovinës, bashkërisht e filluan projektin për standardizimin e deponisë Rusino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat