30 ditë paraburgim për katër persona të dyshuar nga incidenti me armë

Tetova

30 ditë paraburgim për katër persona të dyshuar nga incidenti me armë

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Katër personat të cilët u përfshinë në përleshjen me armë zjarri në Tetovë iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, njoftojnë nga SPB Tetovë.

D.M. (43) nga Llaca, B.D. (43) nga Tetova, Gj.R. (28) nga Shipkovica dhe A.M. (37) nga Tetova dje dolën para gjyqtari pas një procedure paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë pasi policia ngriti akuza penale kundër tyre për dy akte, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe tregtim dhe mbajtje të armëve pa leje dhe materiale shpërthyese. Pas caktimit të masës për paraburgim ato janë dërguar në burgun e Shkupit.

Nga policia njoftojnë se deri më tani janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për pjesëmarrje në konfliktin e armatosur dy ditë më parë, por se po hetohet edhe për të tjerët për të cilët kanë dyshime se kanë qenë pjesëmarrës në të njëjtën ditë në incidentin me armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat