Tregtonte mish pa licensë, arrestohet pronari i një lokali

Tirana

Tregtonte mish pa licensë, arrestohet pronari i një lokali

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 11:02
Policia e Shqipërisë

Eshtë arrestuar në Tiranë një pronar lokali pasi tregtonte mish pa licensë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të një subjekti, i shtetasit A. A., 48 vjeç, banues në Tiranë

Ja njoftimi i plotë i policisë së Tiranës:

Bashkëpenimi i Policisë me institucionet e tjera vë në pranga një pronar subjekti, pasi tregtonte produkte mishi e bulmeti pa licencë.

Policia e Tiranës në bashkëpunim me AKU dhe Hetimi Tatimor kanë ushtruar kontrolle në subjekte të ndryshme të qarkut Tiranë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të një subjekti, i shtetasit A. A., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi i kundraligjshëm i mallrave dhe artikujve ushqimor”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga nenet 288/a, 178, 179 të Kodit Penal.

Në subjektin e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme me produkte mishi dhe bulmeti pa licencë.

Ky subjekt u gjobit nga ana e AKU-së në shumën prej 1.650.000 lekë për shkeljet e konstatuara, ndërsa nga ana e Hetimit Tatimor në shumën prej 137.366 lekë për mallra pa faturë të dyshuara si kontrabandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat