Bashkia e Tiranës i shpall luftë vajzave, që kërcejnë në tub dhe merr në dorë licencat e stripclub-eve

Tirana

Bashkia e Tiranës i shpall luftë vajzave, që kërcejnë në tub dhe merr në dorë licencat e stripclub-eve

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Në mbledhjen e saj të fundit, Këshilli Bashkiak i Tiranës morri edhe vendim në favor të “moralit të shëndoshë”. Nga data 1 Mars e vitit që vjen, në kryeqytetin shqiptarë nuk do të lejohen më bizneset e klubeve të natës të njohura si stripclub. Propozim ka ardhur nga vetë kryetari i bashkisë  Erion Veliaj dhe është pranuar njëzëri nga Këshilli Bashkiak, i cili njëkohësisht vendosi që këto aktivitete të zhvendosen në periferi apo zona të caktuara.

Gjithashtu mësohet se duke filluar që nga viti 2019, licencën për këto aktivitete, do ta japë vetëm bashkia e Tiranës.

Erion Veliaj gjatë debatit për këtë çështje deklaroi, se ai dëshiron që të rinjtë të mos i shohë në stripclub-e por larg veseve të tilla, ndaj dhe në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm ka programuar edhe emërtimin e një biblioteke të qytetit me emrin “Hamit Beqja”. Në fakt këtë bibliotekë, ai e ka  inauguruar dy muaj më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat