Basha: Rama-Veliaj zhvendosën Lanën për projektin e trafikantit të drogës

Tirana

Basha: Rama-Veliaj zhvendosën Lanën për projektin e trafikantit të drogës

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 10:18
Ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha ka akuzuar këtë të dielë përmes një statusi në rrjetin social Twitter, kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për firmën e hedhur në një projekt të dyshimtë.

Sipas asaj që shkruan ai, e që e shoqëron edhe me një video ilustruese, firmat e tyre janë hedhur për të zhvendosur shtratin e lumit të Lanës, që sjell si pasojë edhe prishjen e shtëpive të mbi 200 familjeve.

Basha shkon më tej teksa thotë se kjo gjë është bërë për t’i hapur rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, të cilin ndonëse nuk e përmend me emër ndër rreshta, e ka identifikuar në videon ilustruese si Edmond Bego.

Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve! Këtë e bënë vetëm që ti hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit. Ndaj ata nuk e duan Vetingun në politikë! pic.twitter.com/PR2U11hHgE

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 23, 2018

Në projektin e tij, Basha thotë se do të pastrohen 60 milionë euro të krimit, ndërsa e mbyll reagimin e tij me atë që quan si “fakt” se përse qeveritarët e sotëm nuk e duan vettingun në politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat