Tërmeti shkund Tiranën, ja sa ballësh ishte

Tirana

Tërmeti shkund Tiranën, ja sa ballësh ishte

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 13:37
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Zall Batar

Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Sipas qendrës evropiane të sizmologjisë, tërmeti me thellësi 1 kilometra është regjistruar në orën 09:37 minuta.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Zall Batar, 23 kilometra nga Tirana si dhe 12 kilometra nga Kruja.

Për momentin nuk njoftohet për dëme materiale apo të lënduar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat