Veliaj: Njerëzit kanë nevojë për solidaritet edhe pas festave

Tirana

Veliaj: Njerëzit kanë nevojë për solidaritet edhe pas festave

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 14:31
Erion Veliaj

Tre shefa të kuzhinës në Shqipëri gatuan drekën e fundvitit për të moshuarit e qendrës sociale në njësinë nr.9 në Kryeqytet.

Tre shefat e njohur në vendin tonë iu bashkuan thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të shërbyer drekën e fundvitit për njerëzit në nevojë që frekuentojnë mensat sociale.

Veliaj: Ky vit ka qenë special. Të gjithë japin një kontribut, pavarësisht se dikush është mësues, dikush është inxhinier, polic, doktoreshë apo kuzhinier i famshëm. Dua të falënderoj sot tre shefat, ndër më të njohurit në Shqipëri, atje ku gatuajnë ata pjatat paguhen shumë shtrenjtë, por fakti që zgjodhën që në fund të vitit të gatuanin, të shërbenin dhe të shtronin këtë drekë me komunitetin tonë të të moshuarve, më bën që t’u jem disafish mirënjohës sepse nuk janë vetëm kuzhinierë dhe shefa të mirë, por mbi të gjitha njerëz dhe qytetarë të mirë.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e cilësoi 2018, si një vit të susksesshëm për kontributin e dhënë nga qendrat sociale për  për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Veliaj:“2018 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm. Sigurisht, nuk zgjidhen të gjitha problemet, por fakti që në çdo cep të Tiranës ka një qendër sociale ku shërbehet një vakt, ku ofrohet dashuri, shërbim, një trajtim i gjithë personave në nevojë, e bën qytetin tonë pak më të mirë”.

Veliaj u shpreh që qyteti ka më shumë nevojë për solidaritet dhe mbështetje për njerëzit në nevojë, jo vetëm gjatë muajit të festave, por gjatë gjithë vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat