Festimet në Tiranë, jehonë në mediat ndërkombëtare

Tirana

Festimet në Tiranë, jehonë në mediat ndërkombëtare

Më: 3 janar 2019 Në ora: 11:53
Festimet në Tiranë

Tirana e priti ndërrimin e viteve, kur akrepat e orës shënuan 00:00, me fishekzjarret shumëngjyrëshe që shkëlqyen në qiell dhe me një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej”, ashtu siç është bërë traditë tashmë çdo vit nga Bashkia e Tiranës.

Kjo ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, të cilat e kanë renditur Tiranën mes kryeqyteteve botërore që shkëlqyen me festimet për natën e ndërrimit të viteve.

Një nga mediat më të njohura austriake, “ORF.at”, e cila është e njohur në të gjithë Evropën, ka publikuar si fotografi kryesore Kullën e Sahatit të Tiranës, të mbuluar nga fishekzjarret e hedhura nga Bashkia e Tiranës që ndriçonin qiellin.

Fotoja e agjencisë franceze të lajmeve “AFP” ka dalë gjithashtu si fotografia e javës edhe te faqja e njohur në të gjithë botën, “MSN.com”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat