Nis nesër ndërhyrja në aksin Tiranë-Qafë Kashar, devijohet trafiku

Tirana

Nis nesër ndërhyrja në aksin Tiranë-Qafë Kashar, devijohet trafiku

Më: 3 janar 2019 Në ora: 12:28
Aksin Tiranë-Qafë Kashar

Duke nisur nga dita e nesërme rreth orës 05:00 të mëngjesit, do të nisë ndërhyrja emergjente për përmirësimin e situatës së përmbytjeve me ndërtimin e dy (2) tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë–Qafë Kashar (kthesa Rinas). Punimet parashikohen të zgjasin 2 javë sipas grafikut të punimeve, por kjo edhe në varësi të motit.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve:

1. Autostrada Tiranë–Durrës në segmentin Mbikalimi Kamzë – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes.

2. Trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.

3. Rekomandojmë përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe në drejtim të jugut (nga Ndroqi ose Elbasani).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat