Vrasje e trefishtë në Tiranë: Dhëndri vret vjehrrin, vjehrrën dhe veten

Tirana

Vrasje e trefishtë në Tiranë: Dhëndri vret vjehrrin, vjehrrën dhe veten

Më: 14 janar 2019 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Policia e Tiranës reagoi me një njoftim të shkurtër në lidhje me ngjarje ne trefishtë të ndodhur mëngjesin e sotëm

Sipas policisë sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri  shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.

“Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

***

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë rreth orës 7:30  Dhëndrri i shtëpisë ka ekzekutuar me armë, vjehrrin, vjehrrën dhe në fund, edhe veten e tij.

Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi makabër brenda familjes, por një debat ka ndodhur para vrasjes midis dhëndrit dhe prindërve të së shoqes. dhëndri është gjetur nga Policia me pistoletë në dorë.

Makina të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes në rrugën "Kristaq Mone" pranë sheshit "Shqiponja". Hetuesit po mbledhin provat dhe po kërkohen dëshmitarë.

Kujtojmë se kjo është vrasja e dytë e këtij lloji brenda familjes me protagonist dhëndrin: javën e shkuar në Ballsh, dhëndri Gazmend Musta vrau gruan e tij Gentiana Çaushaj, me të cilën kishte dy fëmijë të mitur dhe kunatën e tij, 18-vjeçare, Milisa Çaushaj. Shkak kishte qenë debati që ai kishte me vjehrrin e tij.

***

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur para pak minutash në Unazën e Re në Tiranë.

Dhëndrri i shtëpisë ka vrarë vjehrrin, vjehrrën dhe në fund, edhe veten e tij.

Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi makabër brenda familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat