Çifti nga Tirana grabit 500 mijë euro prona dhe arratisen në Amerikë

Tirana

Çifti nga Tirana grabit 500 mijë euro prona dhe arratisen në Amerikë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 17:18
Policia shqiptare

Një çift bashkëshortësh, kanë arritur që me anë të mashtrimit të vjedhin prona me vlerën e 500 mijë eurove.

Pas zbulimit të kësaj afere, çifti Çala besohet të jenë arratisur në Amerikë.

Ndaj shtetasve Bashkim dhe Fiqirete Çala janë bërë 7 kallëzime penale për të njëjtën akuzë.

Për këtë arsye, prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj tyre nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Kërkesa e Prokurorisë

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit:  Bashkim Çala, lindur ne Berat dhe banues ne Tirane, i padënuar, për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të renda i kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit: Fiqirete Çala, lindur dhe banues ne Tirane, i padënuar, për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nen 143/3 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat