Moti i ftohtë, Tirana Parking shpërndan ndihma për njerëzit në situatë rruge - Bota Sot
Moti i ftohtë, Tirana Parking shpërndan ndihma për njerëzit në situatë rruge

Tirana

Moti i ftohtë, Tirana Parking shpërndan ndihma për njerëzit në situatë rruge

Më: 16 janar 2019 Në ora: 20:21
Ilustrim

Në këto ditë të ftohta kur temperaturat shënojnë disa gradë nën zero, janë me dhjetra individë, kompani apo institucione që i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të kontribuar për njerëzit në nevojë.

Kësaj nisme i janë bashkuar edhe punonjësit e Tirana Parking duke dhuruar veshje dhe ndihma të tjera për strehën e re në Shkozë, e cila ofron ndihmën e parë për personat që jetojnë në situatë rruge me veshmbathje, ushqim dhe një shtrat për të kaluar natën.

Të gjithë punonjësit u angazhuan për grumbullimine ndihmave dhe më pas dorëzimin e tyre në shelterin e hapur nga Bashkia e Tiranës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...