Ndërtohet moli i ri i varkave tek Parku i Liqenit

Tirana

Ndërtohet moli i ri i varkave tek Parku i Liqenit

Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:34
Ndërtohet moli i ri i varkave tek Parku i Liqenit

Katër  vite më parë një hapësirë e zënë nga lokalet dhe kioskat pa leje që sillnin edhe ndotjen e liqenit duke shkarkuar ujërat e zeza dhe plehrat, sot  Parku i Liqenit është shndërruar në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive. Bashkia e Tiranës ka nisur rikualifikimin e bregliqenit në Parkun e Madh duke i dhënë jetë një tjetër projekti që synon një jetë të shëndetshme.

Investimi më i ri është moli i varkave me e pa vela dhe kanoeve, si një nevojë për ta kthyer zonën në një hapësirë rekreative multifunksionale.  Punonjësit kanë montuar platenë e drunjtë dhe ndërtimin e shkallëve.

Investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Madh të Liqenit Artificial në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat