Shifrat e INSTAT, varfëria mes të paarsimuarve - Bota Sot
Shifrat e INSTAT, varfëria mes të paarsimuarve

Tirana

Shifrat e INSTAT, varfëria mes të paarsimuarve

Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:07
Sipas INSTAT, mbi 48% e të varfërve në kryeqytet janë me arsim fillor dhe 15.2% e tyre kanë diplomë gjimnazi.

Të ardhurat e popullsisë varen nga niveli i arsimimit. Sipas INSTAT, mbi 48% e të varfërve në kryeqytet janë me arsim fillor dhe 15.2% e tyre kanë diplomë gjimnazi.

Bleona ka një vit që ka mbaruar gjimnazin dhe nuk vazhdoi më tej rrugën e dijes, por zgjodhi të punojë si shitëse, nga nevojat ekonomike, pavarësisht se ka mbetur e pakënaqur me të ardhurat.

“Mbarova gjimnazin dhe nuk aplikova për shkollë të lartë, se e di që diploma do më ngelet në mur. Zgjodha të punoj për momentin, pagat janë shumë të ulëta e di, por të paktën merrem me diçka”, shprehet Bleona Skarra.

Ndryshe nga personat me arsim të përgjithshëm, ata me arsim profesional janë më pak të varfër. Zgjedhja e Seldës për të ndjekur shkollën profesionale i ka sjellë sot pas 10 vitesh, një jetesë të kënaqshme.

“Kam filluar shkollën profesionale për estetikë, 6 muaj kanë qenë kurs intensiv dhe 6 muaj praktikë. Përveç të ardhurave të mira, është edhe kënaqësia që merr, sepse sa vjen edhe femrat kujdesen edhe më shumë për veten e tyre”, tregon Selda.

Vetëm 3 % e totalit të të varfërve në Tiranë, e zënë qytetarët me arsim të lartë. Pra, si rrjedhojë, arsimimi rrit nivelin ekonomik të çdo familjeje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...