Feliks Bilani "shpërthen" ndaj Lali Erit, shkak bëhen biçikletat dhe parkimi 1 mijë lekë ora

Tirana

Feliks Bilani "shpërthen" ndaj Lali Erit, shkak bëhen biçikletat dhe parkimi 1 mijë lekë ora

Më: 19 janar 2019 Në ora: 12:21
Ilustrim

Feliks Bilani, fotografi shqiptar me famë të madhe edhe jashtë kufijve të vendit ishte i ftuar në "Late Night Show" në Ora News ku shprehu mendimin e tij për kryetarin e Bashkisë Tiranë.

Feliksi kundërshton korsitë e biçikletave në rrugë, për të cilat thotë se nuk ekzistojnë në asnjë shtet të botës. Ndër të tjera, shqetësimi i tij më i madh në Tiranë është parkingu me pagesë 1 mijë lekë ora.

Feliks Bilani: Mora makinën, erdha deri këtu. Stresi është, kur të shkoj në lagje, ku do parkoj? Lali Eri ka bërë një gjë që nuk ekziston në asnjë vend të botës, korsitë e biçikletave.

Korsitë e bicikletave, e gjithë bota i ka në trotuar, asnjë në tokë për të ruajtur jetën e atij që nget biçikletën. Kur nuk ka trotuar si metropole të mëdha, Roma, Parisi, Beogradi, Nju Jorku, Manhattan, nuk kanë korsi biçikletash. Njeriu lëviz me cdo mjet, por nuk ka se është metropol.

Të bëjmë një investigim të thjeshtë. Të gjitha korsitë e biçikletave janë vënë para bizneseve të vogla. E ke me kod rrugor të ndalosh 4 minuta të marrësh një aspirinë në farmaci, por ti nuk ke ku ndalon sepse ke korsitë e biçikletave.

Unë nuk kam lëvizur pak në botë. Kam lëvizur aq sa lali Eri nuk ka ngrënë bukë. Unë e kam hallin që në mes të Firences, unë parkoj 20 metra larg pa pagesë, ndërsa në Tiranë duhet të paguaj 1 mijë lekë orë. Ndërsa parkimi 24 orë më shkon 24 mijë lek, gjë që nuk e ke në asnjë shtet të botës. Kinezërira nga analfabetë funksionalë totalisht, merre ule përballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat