Erion Veliaj rikandidon në Tiranë - Bota Sot
Erion Veliaj rikandidon në Tiranë

Tirana

Erion Veliaj rikandidon në Tiranë

Më: 19 janar 2019 Në ora: 17:33
Erion Veliaj

Edhe pse e kishte konfirmuar në një dalje tjetër publike, nisur nga zërat se marrëdhënia e tyre kishte marrë një krisje, Edi Rama sërish bëri të njëjtën gjë kur iu referua Erion Veliajt kur foli për angazhimin e Bashkisë për të ndërtuar kampusin universitar në kryeqytet.

Rama: Agjencia turke e Zhvillimit po ashtu është këtu në Qytetin Studenti e po punon dhe ndërkohë qeveria i ka vënë në dispozicion Bashkisë së Tiranës, një buxhet që hapet së shpejti, për të vazhduar punën.Ajo që mbetet ambicia jonë është që brenda këtij mandati, të gjitha konviktet të jenë në një situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, sëbashku me Bashkinë e Tiranës, ne të fillojmë ndërtimin e këtij Kampusi dhe brenda mandatit tjetër të Kryetarit të Bashkisë, ne të përfundojmë Kampusin universitar.

Në këtë mënyrë ai vetë ka qetësuar zërat se në PS po investohej për një kandidat tjetër për Bashkinë e kryeqytetit edhe pse ka pasur edhe kundërshtarë të tij politik që i kujtonin se në Tiranë, kandidat tjetër më të mirë nuk mund të gjente. 

Edhe pse nuk e ka thënë ende qartë, fakti që i referohet atij për mandatin e dytë, Rama e konfirmon se nuk ka plan t'ia besojë njeriu tjetër këtë post.

Në lidhje me garën e 30 qershorit deri tani është konfirmuar se Partia Socialiste në Elbasan nuk do rikandidojë Qazim Sejdinin por prefektin e  prezantuar në këtë qark pak ditë më parë Gledian Llatja.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se PS ka vendosur të rikandidojë Armando Subashin në Fier, Sotiraq Filon në Korçë dhe Artur Bushin në Krujë.

Ende nuk dihet dhe nuk ka ende zëra të sigurt se çfarë ka vendosur PS lidhur me bashkinë e Durrësit dhe nëse ka vendosur të rikandidojë apo jo për këtë Bashki, Vangjush Dakon.

Po kështu ende nuk dihet nëse opozita do të bëhet apo jo pjesë e ndryshimeve në kodin zgjedhor, ndryshime që kanë të bëjnë me futjen e sistemeve elektronike në numërim.

Emrat që PS rikandidon në zgjedhjet vendore

Erion Veliaj Tiranë

Sotiraq Filo  Korçë

Armando  Subashi Fier

Artur Bushi  Krujë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...