Vrasje në Tiranë, zbardhen detajet e para, për motivin dhe rrethanat

Tirana

Vrasje në Tiranë, zbardhen detajet e para, për motivin dhe rrethanat

Më: 25 janar 2019 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në një fshat të Tiranës. Një 35-vjeçar u vra nga një tjetër person me sende të forta në fshatin Zallbastar.

Dyshohet se ngjarja ka si motiv pasionin pasi viktima dyshohet se kishte lidhje me bashkëshorten e autorit.

Sipas burimeve të policisë ngjarja ndodhi kur 35-vjeçari u takua me bashkëshorten e autorit. Në këtë moment ai u godit disa herë me sende të forta duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Për këtë policia ka shoqëruar disa persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat