Policia vë në pranga 7 persona gjatë 24 orëve në Tiranë

Tirana

Policia vë në pranga 7 persona gjatë 24 orëve në Tiranë

Më: 27 janar 2019 Në ora: 13:44
Policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit si dhe ka sekuestruar 3 armë zjarri.

Sipas policisë, arrestimit vijnë në kuadër të masave të shtuara për  parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Njoftimi i plotë nga policia:

Policia e Tiranës në kuadër të planit të masave për parandalimin evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Sh. P., 27 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”. Ky shtetas në rrugën “Dritan Hoxha” ka përndjekur ish – të dashurën.

– B. N., 21 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas në rrugën “Vangjel Noti” ka vjedhur një sasi lekësh në një mjet.

– M. J., 44 vjeç, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe dy armë zjarri “pistoleta”.

– D. A., 38 vjeç, për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Në rrugën “Ramazan Gaxherri” është ndaluar mjeti të cilin ky shtetas e drejtonte. Gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri “pistoletë”.

– F. K., 44 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”. Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten.

– E. H., 32 vjeç dhe E. P., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”. Këta shtetas në Vorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e një shtetasi. Nga veprimet e kryera dyshohet se janë autorë edhe të katër vjedhje të tjera banesash të ndodhura në Vorë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat