Mbyllet takimi i pedagogëve me ministren e Arsimit, Mark Marku: S

Tirana

Mbyllet takimi i pedagogëve me ministren e Arsimit, Mark Marku: S

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:07
Foto Ilustrim

TIRANE-Disa pedagogë të Universitetit të Tiranës, të cilët pak ditë më parë i vendosën ultimatum qeverisë deri në datë 1 shkurt (lexo ketu), që të ndryshonte ligjin e Arsimit të Lartë, ose në të kundërt do të bojkotonin mësimin, janë pritur në takim mëngjesin e sotëm nga ministrja e re, Besa Shahini. Në takim me ministren e Arsimit dhe Sportit janë pedagogët; Mark Marku, Rezart Prifti, Jani Marka, Altin Shegani, Marinela Shota, Erika Bejko. Disa nga pedagogët janë aktivistë të Partisë Demokratike. 

E ndërsa studentët e Juridikut u zhvendosën te gjimnazi 'Petro Nini Luarasi' për të vijuar mësimin pas bllokimit të fakultetit, në Fakultetin e Histori-Filologjisë, nuk zhvillohet mësim. Studentët janë të vendosur të qëndrojnë në bojkot deri në orën 16.00 të ditës së sotme, kohë kur skadon afati që i është vendosur Ministrisë së Arsimit në lidhje me plotësimin e 8 kërkesave, ndër të cilat edhe shfuqizimi i ligjit të arsimit. Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave ose në të kundërt do të futen në grevë.

Kërkesat e pedagogëve:
1. Mbështetje të protestës së studentëve
2. Shprehjen kundër Ligjit për Arsimin e lartë
3. Anulimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor
4. Kërkojmë rritjen e buxhetit  për arsimin publik
5. Ndalimi e denigrimit të figurës së pedagogëve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat