Unaza e Madhe, zgjodhi banesat sociale dhe jo protestat, ja rrëfimi i familjes Pira

Tirana

Unaza e Madhe, zgjodhi banesat sociale dhe jo protestat, ja rrëfimi i familjes Pira

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 16:33
Foto Ilustrim

Teksa banorët e Astirit vijojnë protestën prej 3 muajsh, të tjerë kanë pranuar shpërnguljen në banesat sociale si dhe prishjen e shtëpive. Ky është rasti i familjes Pira, e cila tanimë jeton në zonën e Shkozës pranë banesave sociale.

"Shtëpinë e morëm, na e falën, se na thanë që jua kemi fal. E morëm edhe kontratën e shtëpisë", tha një banore.

Teksa i kujton se banorët e zonës ku ka jetuar më parë vijojnë të protestojnë, ajo shprehet se për familjen e saj zgjidhja më e mirë ishte kjo.

"Ata kanë dalë në protestë se një e ka shtëpinë më të mirë, një e ka vilë, një ka biznes. Ne pamë drejtimin e familjes time. Unë nuk kisha kohë të dilja në protest, se isha në punë", tha banorja.

Ditët e fundit, teksa banorë të Unazës vijojnë të protestojnë, qeveria miratoi edhe vendimin për trajtimin me qira deri në momentin që këta banorë do të përfitojnë nga programet shtetërore të strehimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat