Dalipi: Parkimet në Tiranë pa koncesion

Tirana

Dalipi: Parkimet në Tiranë pa koncesion

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 19:49
Aldrin Dalipi

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi shpjegoi për Ora News sesi do të funksionojë projekti për vendosjen e automatëve për parkimet në Tiranë.

Sipas tij parkimet nuk do të jepen me koncesion dhe kjo do tu shërbejë turistëve që nuk kanë një numër shqiptar për të paguar.

Dalipi: Pikërisht në kushtet kur disa kategori siç janë turistët apo qytetarë të tjerë, të cilët jetojnë jashtë, por vijnë në Shqipëri dhe kanë numra telefoni jo shqiptar dhe nuk kanë mundësi të paguajnë në parkime publike të Tiranës, me opsionet që janë deri sot. Zgjerohet spektri i mundësisë apo i opsioneve për të paguar këtë sistem të parkimit me disa automate që vendosen në rrugët përkatëse. Kjo është një gjë që e kemi parë edhe në qytete të ndryshme të Evropës. Nuk do të ketë koncesion. Thjesht është një mundësi më shumë për kategoritë që duan të përfitojnë. 

Kreu i Këshillit Bashkiak ftoi edhe studentët që të afrohen në bashki për tu informuar në lidhje me 40 shërbimet që ata mund ti përfitojnë për vendimeve në mbledhjen e fundit.

Dalipi: Janë 40 shërbime që përfitojnë studentët që kanë të bëjnë me shërbimin urban. Kanë të bëjnë edhe me aspekte të tjera siç janë muzetë, teatrot, kinematë dhe elementë të tjerë që një student do të dojë të ketë në jetën e përditshme në Tiranë. Të 40 këto elementë që i përfitojnë bashkia e Tiranës ja ka dhënë këtë mundësi. 

Dalipi vlerësoi edhe punën e kryebashkiakut Veliaj që nga 2015, kur ai mori besimin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat