Punime në Laprakë, Bashkia e Tiranës përfundon asfaltimin e rrugës “Fiqiri Basha”

Tirana

Punime në Laprakë, Bashkia e Tiranës përfundon asfaltimin e rrugës “Fiqiri Basha”

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 11:24
Tiranë

Bashkia e Tiranës ka kryer asfaltimin e rrugës “Fiqiri Basha”, në Laprakë.

Pas përfundimit të rehabilitimit të gjithë infrastrukturës nëntokësore, përfshi rrjetin e ujërave të zeza dhe ujërave të bardha, shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit dhe atyre telefonike, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë vijuar punën për ndërtimin e gjithë infrastrukturës sipërfaqësore, asfaltim, ndriçim dhe sinjalistikë.

Njësia nr. 11 në Tiranë është një nga njësitë që ka përfituar një sërë investimesh rrënjësore, duke ndryshuar rrënjësisht pamjen e shumë lagjeve në të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat