Erërat e forta, bashkia e Tiranës apel banorëve për kujdes

Tirana

Erërat e forta, bashkia e Tiranës apel banorëve për kujdes

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 17:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje banorëve të Tiranës të kenë kujdes nga era e fortë që ka pushtuar këtë të diel kryeqytetin. “Shokë – kujdes sot në Tiranë prej erës së fortë e pemëve apo objekteve që rrëzohen”!

Gjithashtu Veliaj bën me dije se për shkak të situatës së krijuar, emergjencat civile janë shpërndarë në terren për të zgjidhur incidentet që mund të shkaktojë era e fortë. “Emergjencat Civile të Bashkisë Tiranë janë në terren sot edhe pse ditë pushimi! Me pak vigjilencë e kalojmë pa zarar këtë moment deri sa të kalojnë stuhitë”!

Ne fund kryebashkiaku u bën thirrje qytetarëve të Tiranës të njoftojnë në numrin e emergjencës 112, për çdo problem që ata mund të ndeshin gjatë ditës për situatat që mund të shkaktohen nga era e fortë.

“Për çdo sinjalizim ju lutem telefononi ne numrin e emergjencës 112, tha Veliaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat