Pedagogët/ Sot vendoset për grevën, në Tiranë dhe Shkodër bllokohet mësimi në dy fakultete

Tirana

Pedagogët/ Sot vendoset për grevën, në Tiranë dhe Shkodër bllokohet mësimi në dy fakultete

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 09:53
Foto Ilustrim

TIRANE-Sot në orën 11:00 do të mblidhet Asambleja e Pedagogëve për të vendosur në lidhje me grevën e paralajmëruar. Një grup pedagogësh kanë parashtruar pesë kërkesa për ministrinë e Arsimit për të cilat ditën e premte nuk morën përgjigjen e dëshiruar.

Ndërkohë që përveç Filologjikut dhe Shkencave Sociale, në fakultetet e tjera mësimi zhvillohet normalisht në Tiranë. Gjithashtu edhe në Shkodër është bllokuar fakulteti i Drejtësisë dhe Ekonomiku.

Shkodër, studentët: Grupi që po bllokon fakultetet po përdoret nga politika 

Në universitetin e Shkodrës janë bllokuar dy fakultete, i Drejtësisë dhe Fakulteti Ekonomik. Në fakultetet e tjera po vijon procesi mësimor. Studentët shprehen se zgjodhën që t'i rikthehen auditoreve. Ato kanë deklaruar se 20 studentët e ngujuar nuk i përfaqësojnë dhe po përdoren nga politika.

Protesta në Shkodër, studentët bllokojnë fakultetin e Drejtësisë dhe Ekonomikut (VIDEO) 

Një grup studentësh të universitetit "Luigj Gurakuqi" kanë bllokuar këtë të hënë hyrjen për të mos lejuar pjesën tjetër të studentëve për të zhvilluar normalisht mësim në fakultetin e Drejtësisë dhe Ekonomikut. Report Tv sjell pamjet e bllokimit që studentët i kanë bërë hyrjes së dy fakulteteve dhe rektoratit. Ditën e sotme ishte vendosur të riniste procesi mësimor, pasi përreth dy muaj, që nga nisja e protestës, studentët e këtij universiteti nuk kanë ndjekur auditore.

Studentët e "Luigj Gurakuqit" kanë dorëzuar në mes të muajit janar dy kërkesa në Rektorat, që konsistonin në: 1) Zhvillimin e zgjedhjeve të reja për Këshillin Studentor, me pretendimin se aktuali nuk i përfaqëson ata. 2) Kalimi i studentëve të vitit të dytë në vit të tretë me 25 pikë kredite dhe jo 30 pikë kredite, për arsye ekonomike. Ata janë shprehur përgjatë këtyre dy muajve se bojkoti i mësimit do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

  

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat