Qëllohet me armë zjarri në Tiranë, 43-vjeçri i shpëton atentatit

Tirana

Qëllohet me armë zjarri në Tiranë, 43-vjeçri i shpëton atentatit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 16:46
Ilustrim

Është qëlluar me armë zjarri një 43-vjeçar mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Bëhet fjalë për shtetasin e Edmond Kollari, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit në rrugën ‘5 Maji’.

Mësohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Kollarit e më pas është larguar.

Raportohet se fatmirësisht Kollari nuk është lënduar, ndërsa policia ka hapur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Rreth orës 06:30 të mëngjesit në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi E. K., 43 vjeç, i cili njofton se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij e më pas është larguar.

Shtetasi E. K., nuk ka pësuar lëndime.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat