Vjen në Tiranë prokurorja kroate që arrestoi ish-kryeministrin

Tirana

Vjen në Tiranë prokurorja kroate që arrestoi ish-kryeministrin

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 16:52
Tamar Laptosh

Misioni Europian i Asistencës për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, EURALIUS V ka organizuar nje takim për shkëmbimin e eksperiencave mes prokurorëve dhe gjyqtarëve në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky aktivitet zhvillohet në Tiranë në kuadër të inkurajimit të aplikimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve në gjykatat e posaçme dhe strukturat SPAK. Gjatë aktivitetit është ftuar të ndajë eksperiencën e saj edhe ish-Kryetarja e Prokurorisë Speciale Kroate (USKOK) Tamar Laptosh si dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca. Pas reformimit, Prokuroria kroate gjatë viteve të fundit ka hetuar edhe ish-kryeministrin e vendit duke e arrestuar për korrupsion. Kryetarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të flasin rreth hapave të mëtejshëm të ngritjes së gjykatave të posaçme dhe SPAK.

Deri tani 14 gjyqtarë kanë aplikuar nga shkalla parë dhe tetë nga apeli,për të qenë pjesë e gjykatës speciale. Ndërkohë për prokurorinë speciale SPAK, deri tani kanë aplikuar 12 prokurorë nga të cilët 9 nga krimet dhe dy të tjerë nga prokuroritë e rretheve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat