Denoncimi në “Stop”, shkarkohet drejtoresha e DAR Tiranë

Tirana

Denoncimi në “Stop”, shkarkohet drejtoresha e DAR Tiranë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 12:56
Arjola Byzyka

Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës, Arjola Byzyka, është shkarkuar nga puna. Vendimi u mor pas denoncimit në emisionin “Stop” në TV Klan për gjimnazin jopublik “Skënderbej” që jepte diploma edhe pse ishte mbyllur në vitin 2016.

Në një prononcim për “Stop”, vetë drejtoresha tha se ky gjimnaz është i mbyllur prej dy vitesh me urdhër të Ministrisë së Arsimit, por pronari kishte një licencë aktive për një shkollë profesionale dhe ka mashtruar qytetarët. Kanë qenë këta të fundit që ngritën shqetësimin e tyre pranë redaksisë së “Stop” dhe njëkohësisht kishin vendosur në dijeni Drejtorinë Arsimore të Tiranës.

Ata ishin njohur me vendimin për mbylljen e gjimnazit vetëm në Dhjetor të vitit 2018 dhe tani refuzojnë të paguajnë detyrimin financiar. Por, shkolla refuzonte që t’i pajiste me vërtetimin e notave fëmijët e tyre në mënyrë që t’i çonin në një shkollë tjetër. Pavarësisht se ishte e mbyllur prej dy vitesh, shkolla “Skënderbej” në Tiranë jepte diploma me vula të DAR e Ministrisë së Arsimit. Për këtë abuzim, sot u shkarkua nga detyra drejtoresha e DAR Tiranë Arjola Byzyka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat