Ankimoi zgjatjen e hetimeve, Tahiri në gjykatë: S'ka më sekrete, prokuroria e nxori dosjen në media me SMS

Tirana

Ankimoi zgjatjen e hetimeve, Tahiri në gjykatë: S'ka më sekrete, prokuroria e nxori dosjen në media me SMS

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 10:24
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30 minuta ka mbërritur Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku ka ankimuar vendimin e Prokurorisë për zgjatjen e afateve kundër tij. Tahiri është shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia, ndërsa seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të kërkesës së prokurorisë për ruajtje të sekretit hetimor. Por ish-ministri ka reaguar duke u shprehur se deklaruar se pas një viti e gjysmë nuk ka më sekrete për dosjen e tij, pasi prokuroria i ka nxjerrë me SMS.

"Pas një vit e gjysmë nuk ka më sekrete, prokuroria ka nxjerrë lajme për dosjen time me SMS në media por nuk di ca sekreti ka më kjo dosje" tha Tahiri. Ai kërkoi të rrëzohet zgjatja hetimeve deri në prill që e vendos afati ri. Më 16 janar 2019 Prokuroria për Krimet e Rënda vendosi zgjatjen e afateve te hetimit edhe me 3 muaj deri më datën 17 prill 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat