Abuzimet me tenderat te Ministria e Drejtësisë, verifikohet masa e sigurisë për dy nga të arrestuarit

Tirana

Abuzimet me tenderat te Ministria e Drejtësisë, verifikohet masa e sigurisë për dy nga të arrestuarit

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 11:26
Foto Ilustrim

Në gjykatën e Tiranës ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë për dy nga ish-zyrtarët e Minsitrisë së Drejtësisë të arrestuar për abuzime me tenderat.

Gjykata pritet të verifikojë masën për ish-drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse Aurel Lamçe dhe ish-specialistin e IT-së në Ministri, Arlind Alikaj.

Të pandehurit e mësipërm u arrestuan të mërkurën së bashku me ish-Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë Juliana Hoxha dhe ish-specialistin tjetër të IT-së Lysien Ali.

Nga organi i akuzës mësohet se hetimet janë shtrirë në 5 tendera, konkretisht:

1.Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative

2. Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale

3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar

4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës

5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit

Në materialet e prokurorisë  thuhet se  nga komunikata e përditshme e Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve dhe në burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës  vazhdohet të monitorohet me sistemin e vjetër dhe nuk janë instaluar dhe konfiguruar me kamerat e reja. 

Ndërkohë  një tjetër shkelje e konstutuar është dhe fakti  se operatorët ekonomike që kanë marrë pjesë në tendera nuk i kanë përmbushur të gjitha kriteret që autoriteti kontraktor i vlerëson të nevojshme  pasi disa prej tyre rezultojnë debitorë ndaj tatim-taksave.  

Hetimet kanë pasur në fokus funksionarët publikë që kanë qenë pjesë e njësive të prokurimit, komisioneve të verifikimit të ofertave dhe komisioneve për mbikqyrjen e zbatimit të kontratave.  

Kallëzimi është bërë në prokurori  pas shkeljeve që  janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë sq Drejtësisë, e më pas dhe nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Financave.

Hetimet kanë nxjerrë në pah shkeljet e evidentuara të shoqëruara me pasoja të medha për buxhetin e shtetit.

Disa nga sistemet objekt të këtyre procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat