Kryemadhi në Korçë: Pasi solli përdhunuesit në pushtet, Rama po u grabit shqiptarëve shpresën

Tirana

Kryemadhi në Korçë: Pasi solli përdhunuesit në pushtet, Rama po u grabit shqiptarëve shpresën

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 12:24
Monika Kryemadhi

Në kuadër të protestës së 16 shkurtit që do të mbahet në Tiranë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të shtunë një takim me strukturat e LSI-së në Korçë.

E ndërsa korçarët prej më shumë se një ore janë derdhur në rruëgt e qytetit në një protestë qytetare, Kryemadhi deklaron se Edi Rama, pasi përfaqësohet në pushtet nga përdhunuesit dhe kriminelët, tashmë ai po u grabit shqiptarëve të vetmen gjë që u ka mbetur, shpresën.

Përdhunuesit i kemi sot në pushtet, përdhunuesit janë përfaqësuesit e Edi Ramës. Dhe kjo është kriminale, ku shqiptarëve po u merret tashmë edhe shpresa”- theksoi ndër të tjera Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat