Idrizi: Zgjidhje politike nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshshme dhe qeveri tranzitore

Tirana

Idrizi: Zgjidhje politike nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshshme dhe qeveri tranzitore

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 17:12
Shpetim Idrzi

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim me strukturat e Tiranës. Në këtë takim kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen në protestën e opozitës në 16 shkurt. Idrizi tha se Shqipëria ka nevojë për zgjidhje politike nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshshme dhe qeverisë tranzitore.

Shpëtim Idrizi: Në Shqipëri duhet të kemi një zgjidhje politike që kalon nga zgjedhje të parakohshme, në një qeveri tranzitore, e cila do të bëjë të mundur që shqiptarët për herë të parë të zgjedhin.  Kjo është arsyeja që unë ju ftoj të gjithëve, simpatizantë të PDIU-së dhe çdo shqiptar, që të bashkohen në protestën e opozitës në 16 shkurt. E të gjithë bashkë të mundësojmë që Shqipëria ti rikthehet normalitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat