Dhunohet mjeku i urgjencës, QSUT: Akt i përsëritur, të dënohet autori

Tirana

Dhunohet mjeku i urgjencës, QSUT: Akt i përsëritur, të dënohet autori

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 10:18
Ilustrim

Ditën e djeshme një persona ka dhunuar mjekun roje të Urgjencës së Spitalit Infektiv.

Për këtë akt ka reaguar edhe Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila dënon dhunën e ushtruar ndaj bluzave të bardha.

"Çdo akt dhune e agresioni ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor në tërësi përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre është i papranueshëm, bazuar në normat ligjore, etike, morale. Çdo akt dhune ndaj bluzave të bardha është i papranueshëm duhet të trajtohet me seriozitet nga organet kompetente", thuhet në njoftimin e QSUT.

QSUT thotë se ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit dhunohen në krye të detyrës.

Po ashtu QSUT i bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autori të marrë dënimin e merituar.

"Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore", thuhet në ragimin e QSUT.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat