Këto zona të Tiranës sot do të mbeten pa energji

Tirana

Këto zona të Tiranës sot do të mbeten pa energji

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në disa zona të Tiranës do të shkëputet energjia elektrike.

Në kabinën “Hawai 1” që furnizohet nga fideri 324 I nënstacionit Selitë, nesër datë 12 Shkurt, për shkak të investimit për vendosjen e pajisjeve të reja do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-14:00.

Pjesërisht pa energji do të mbetet rruga “Prokop Mima”.

OSHEE ka njoftuar se pas mesnatës, rreth orës 01:00-05:00 do të stakohet energjia në fiderat F7 dhe F8 të rrjetit 20kV nënstacioni Kashar. Shkëputja e energjisë do të bëhet si masë sigurie për punimet që po kryen Autoriteti Rrugor Shqiptar në autostradën Tiranë-Durrës.

OSHEE ka thënë se bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës,  të bashkisë Vorë do të mbeten pa energji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat