Pa asnjë lajmërim, hidhen në rrugë 5 familje në Tiranë

Tirana

Pa asnjë lajmërim, hidhen në rrugë 5 familje në Tiranë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:29
Ilustrim

Ditën e sotme në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”, në Tiranë ka pasur përplasje mes disa banorëve dhe punonjësve të policisë dhe IMT-s. Shkak për këtë është bërë ndërtimi i rrugës, që prek disa prej banesave të zonës, të cilat kërkohet të prishen pa asnjë lajmërim.

Mësohet se dje u është urdhër 2 familjeve që nga ndërtimi i rrugës do u shembet gjysma e banesës, ndërsa sot, u kanë shkuar makineritë të shoqëruara me policë ku kanë marrë një urdhër të dytë që të lirojnë shtëpitë brenda ditës së sotme pasi do u shembet e gjithë shtëpia. Pa kurrfarë dëmshpërblimi, pa kurrfarë lajmërimi. Në total janë prekur 5 shtëpi deri tani.

Banorët thonë se kanë dy ditë që i dërgojnë mesazhe Pandeli Majkos dhe Erion Veliajt po nuk kanë marrë asnjë përgjigje në këmbim.

“Të na vrasin të gjithë brenda. Kemi dy ditë që iu dërgojmë mesazhe Erion Veliajt dhe Pandeli Majkos, pse nuk vjen deputeti i zonës”, shprehen qytetarët.

Banorët këmbëngulin se projekti është devijuar, dhe se rruga është e gjerë mjaftueshëm, në zbatim të planit rregullues.

Banorëve iu është vënë dhe nga një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra për shkak se ishin vonuar në heqjen e inerteve.

“Duan të favorizojnë mafien e ndërtimit”, shprehet një tjetër prej banorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat