Në bojkot dhe në mësim. Protesta te “Gustav Majer” për rikonstruksionin

Tirana

Në bojkot dhe në mësim. Protesta te “Gustav Majer” për rikonstruksionin

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 15:27
Shkolla “Gustav Majer”

Prindërit e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Gustav Majer” në Tiranë janë ndarë në dy grupime: një pjesë i kanë sjellë nxënësit në shkollë, duke mos iu përgjigjur thirrjes për bojkotimin e procesit mësimor, ndërsa pjesa tjetër nuk i kanë sjellë fëmijët.

Këta të fundit kërkojnë nga bashkia që të shtyjë punimet për rikonstruksionin në fund të vitit shkollor. Bashkia e Tiranës njofton se punimet do të zgjasin 6 muaj në mënyrë që shkolla e rikonstruktuar të jetë gati shtatorin që vjen.

Rikonstruksioni përfshin që nga rregullimi i sistemit qendror të ngrohjes, të nyjeve sanitare, palestrës dhe hidroizolimi i tarracës.

Prindërit kanë afat deri të hënën, datë 18 shkurt, për t’i dërguar fëmijët në dy shkolla të tjera ku procesi mësimor do të zhvillohet pasdite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat