6 persona të lënduar nga protesta para Kryeministrisë

Tirana

6 persona të lënduar nga protesta para Kryeministrisë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 12:16
Protestues te plagosur

Shfaqen pasojat e para të përleshjes mes protestuesve dhe policisë. Raportohen së paku 6 persona të lënduar, shumë të tjerë janë parë teksa janë shtrirë përtokë, kurse disa syresh ankohen për djegie sysh dhe probleme me frymëmarrjen.

Në vend duket mbërritja e ambulancës për të ndihmuar personat që mund të kenë nevojë për ndihmë mjekësore.

Gjatë nisjes së protestës pati përleshje mes protestuesve dhe policisë, ndërkohë që garda u përgjigj me hedhje gazi lotsjellës dhe uji me presion për të shpërndarë masën e madhe të protestuesve.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat