Lleshaj apel palëve dhe qytetarëve: Ndalni dhunën, dëgjoni zërin e ndërkombëtarëve

Tirana

Lleshaj apel palëve dhe qytetarëve: Ndalni dhunën, dëgjoni zërin e ndërkombëtarëve

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 13:44
Sander Lleshaj

Pas më tepër se dy orësh nga protesta e opozitës së bashkuar, reagoi zyrtarisht edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nëpërmjet një postimi në Twitter.

Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe palëve politike që të distancohen nga veprimet e dhunshme dhe të dëgjojnë zërin e arsyeshëm të ndërkombëtarëve.

“Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë. Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona”, shkroi Lleshaj në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat