Dhuna në protestë/ Veliaj: Mos vandalizo, Tirana nuk harron, s'ka më kthim pas tek huri e druri!

Tirana

Dhuna në protestë/ Veliaj: Mos vandalizo, Tirana nuk harron, s'ka më kthim pas tek huri e druri!

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 17:24
Kryeministria

Protesta e ditës së sotme ka zgjatur për rreth 5 orë ku protestues të dhunshëm, sulmuan ambientet para Kryeministrisë duke hedhur kapsollë, tymues dhe duke tentuar të futen brenda godinës.

Ajo që mbeti pas ishin pemë të thyera, pllaka trotuari të hequra për të goditur kryeministrinë dhe punonjësit e policisë, dhe një pirg i madh me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara gjatë protestës.

Përmes një statusi ka reaguar edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ka falënderuar qytetarët e Tiranës që u distancuan nga dhuna. Duke kërkuar ndalimin e vandalizimit të qytetit nga protestuesit e dhunshëm, Veliaj siguron se do të rikuperohet çdo dëmtim i bërë qytetit.

“Po pse o pse?  Ca ju beri pema, lulja, bulevardi, arti, pastërtia, e bukura, e mira?  Do t'i rikuperojmë në kohë rekord, por Tirana nuk harron - s'ka më kthim pas tek huri e druri! Mirënjohje kryeqytetit që u distancua nga ekskursioni i dhunës!   #MosVandalizoTiranën “, shkruan Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat