Një pemë te liqeni edhe nga Anxhela Peristeri - Bota Sot
Një pemë te liqeni edhe nga Anxhela Peristeri

Tirana

Një pemë te liqeni edhe nga Anxhela Peristeri

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 14:04
Anxhela Peristeri dhe Erion Veliaj

Parkut Kombëtar te liqeni artficial po i shtohen çdo ditë pemë të reja. Këtë radhë është këngëtarja korçcare, Anxhela Peristeri, e cila i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për të dhuruar pemë.

“Jam shumë i lumtur sot që na është bashkuar në këtë fushatë fantastike të mbjelljeve edhe këtë vit, një mikeshë shumë e mirë, një artiste shumë e mirë, por mbi të gjitha një qytetare shumë e mirë, sepse nuk mjafton të jesh vetëm artiste ose këngëtare e njohur, nëse nuk je qytetare. Për një gocë, që siç vrapon në skenë, vrapon nga liqeni, vrapon dhe sot për të mbjellë pemë, mikeshën tonë Anxhela Peristeri, kam vetëm mirënjohje dhe vetëm falënderim”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u bëri thirrje jo vetëm bizneseve, por edhe qytetarëve të thjeshtë të ardhur me rastin e festave, t’u bëjnë dhuratë të afërmve të tyre mbjelljen e një peme në park.

“Patjetër që bizneset mund të mbjellin, kompanitë, por e di çfarë? Çdo qytetar mund të mbjellë pemë, për ditëlindje, për sebepe, për 7-8 Marsin, për Ditën e Verës. Kemi kohë deri në prill, që ky qytet të thyejë rekordin e mbjelljes së pemëve. E pavarësisht se ka nevojë për çdo investim, por investimi më i sigurtë dhe më i thjeshtë është një pemë që mbledh dioksid karboni dhe lëshon oksigjen”, tha më tej Veliaj.

Investimet e bëra në Parkun Kombëtar pritet të shtojnë aktivitetet në këtë sezon që po afron në skenën e hapur tek amfiteatri i liqenit artificial.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...