Pas disa përgjimeve bërë nga policia u zbuluar se në disa hotele pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë ushtrohej prostituticion.
Në këto hotele ofroheshin shërbime seksi kundrejt pagesës 100 euro. Në lidhje me këtë disa persona u arrestuan mes tyre kishte tutorë, prostituta dhe taksistë.
Mësohet se gjatë gjykimit të çështjes në Gjykatën e Tiranës, e pandehura Domenika D. e ka pranuar në gjykatë se kishte ushtruar prostitucion.
Ajo ka treguar më tej se jeton në kushte të vështira social-ekonomike, pasi është e papunë dhe se jeton bashkë me një prej prindërve të saj.
Sipas gazetës “Panorama” shkruhet se Gjykata gjatë analizimit të rrethanave që mbajti parasysh se:
E pandehura e ka pranuar faktin se ushtronte profesionin e prostitutës, nisur nga kushtet shumë të vështira social-ekonomike.
Kur një klient kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale ishin taksitët, ata që e çonin Domenika D. në këto hotele.