Dhunonte bashkëshorten, 50-vjeçarit në Tiranë i gjejnë dhe pistoletë pa leje - Bota Sot
Dhunonte bashkëshorten, 50-vjeçarit në Tiranë i gjejnë dhe pistoletë pa leje

Tirana

Dhunonte bashkëshorten, 50-vjeçarit në Tiranë i gjejnë dhe pistoletë pa leje

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 10:10
Foto Ilustrim

Një 50-vjeçar në kryeqytet është në prangat e policisë për ushtrim të dhunës fizike ndaj bashkëshortes.

Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin me inciale D. P., banues në Tiranë.

Policia thotë se "ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes".

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, të arrestuarit  iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 21 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...