'Dollari', ilegaliteti në mes të Tiranës

Tirana

'Dollari', ilegaliteti në mes të Tiranës

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 17:14
Foto

I njohur si tregu i “Dollarit”, edhe sot vijon funksionimin në mënyrë të jashtligjshme. Në këtë vend që ndodhet mes Bankës së Shqipërisë dhe tregut çam mund të gjesh çfarë do. Floriri dhe argjendi shitet dhe blihet lirshëm duke konkuruar edhe argjendaritë, pasi për shkak të moslëshimit të faturave këta tregëtarë ambulantë ofrojnë çmime më të mira. Këmbim valuator, shitje bono thesari dhe çdo veprim tjetër ofrohet tek “Dollari” në Tiranë, një vend strategjik trëgtie që funksionon që në vitet '90.

Por më shqetësues është fakti se këta tregtarë, mbledhin dhe shesin edhe shumë sende të vjedhura. Telefonat e vjedhur janë më të shpeshtë, apo rëndomtë shiten numra telefoni të regjistruar në seri, që vazhdimisht janë përdorur nga kriminelë për aktivitetin e tyre.

Policia vazhdimisht ka ndërhyrë me aksione të shumta për të ndaluar këtë aktivitet të jahstligjshëm, por asnëjherë nuk ka arritur ta frenojë. Tregtarët, prej kohësh ruhen nga çdo lëvizje policie. Dhe sa herë ka kontrolle në atë zonë ata largohen për t'u rikthyer sërish kur ikën policia.

Këmbimi valutor në këtë treg jo pak herë është përdorur si një mënyrë për pastrimin e parave pa qenë nevoja e asnjë fature apo detyrimi për të treguar burimin e të ardhurave duke rritur kështu informalitetin. Fenomen ky që është ngritur me shqetësim edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat