Shtyhet sërish vendimi për Prokuroren e Tiranës

Tirana

Shtyhet sërish vendimi për Prokuroren e Tiranës

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 12:24
Antoneta Sevdari

Ka vijuar sot në Komisionin e Posacëm të Apelimit, seanca për Prokuroren e Tiranës , Antoneta Sevdari, njëhkohësisht anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pas ankimimint të Komisionerit Publik.  

Seanca e parë e mbajtur më 13 shkurt në Apel, u shty pasi Sevdari u akuzua për mbylljen e dosjes së një ish-krye komunari, i akuzuar për deklarim të rremë fshehje të pasurisë, gjatë kohës kur ajo ishte prokurore në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.

Trupa gjykuese e KPA-së i njohu palët me një denoncim të ri të adresuar ndaj anëtares së KLP-së në seancën paraardhëse në datën 13 shkurt. Sipas saj ankimi nuk është bazuar në ligj. Ajo deklaroi se është konfirmuar në detyrë sipas përputhjeve të kushtetutës dhe shtoi se krijimi i pasurisë është bërë me punë të ndershme nga ana e familjes së bashkëshortit dhe këtij të fundit në emigracion.

Komisioneri Publik ankimoi gjithashtu të ardhurat e subjektit të bashkëshortit të Sevdarit, të fituara në Greqi dhe Arabi Saudite pasi subjekti nuk ka dhënë prova për ligjshmërinë e këtyre të ardhurave. 

Sa i përket pasurisë të krijuar nga bashkëshorti në Arabinë Saudite, referencat e Komisionerit Publik u konsideruan të gabuara. Sevdari paraqiti prova ligjore për justifikimin e të ardhurave, ndërsa theksoi se natyra e të ardhurave të tilla, nuk parashtrohet në deklaratat e pasurisë.

Sevdari deklaroi se nuk e vërteton dot sa janë tatimet dhe nuk janë siguruar dokumentet për shkak se Arabia Saudite nuk është përgjigjur në shkresën e dërguar ndërkohë që punëdhënësi i bashkëshortit të saj ka ndërruar jetë.

Vendimi përfundimtar i KPA pritet të jepet në datën 28 Shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat