Protestuesit-Ramës: Pushteti nuk mbahet me dhunë dhe karrige

Tirana

Protestuesit-Ramës: Pushteti nuk mbahet me dhunë dhe karrige

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:16
Edi Rama

Mëngjesin e sotëm banorët e Bregut të Lumit kanë dalë sërish në protestë, pasi ju ka mbërritur një njoftim tjetër për prishjen e banesave të tyre, në kuadër të projektit për Unazën e Masdhe.

Përpara kamerave një qytetareve së cilës rrezikon t’i prishet banesa ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndërsa ka thënë se edhe pse të kapur në aferën korruptive te Unaza e Madhe, ata sërish nuk tërhiqen. Banorja është treguar e vendosur, se nuk do të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm të vdekur.

“Ne jemi të betuar që nuk do ti lëmë shtëpinë, vetëm kur të bëhen varret tona aty. Ta dijë mirë Edi Rama, që pushteti nuk mbahet me dhunë, me karrige që merren nga një qytet dhe çohen në një tjetër, me njerëz që iu jeop nga 50 mijë lejë. Turp të ketë dhe Erion Veliaj që është një palaço i vogël, këtu nuk ka as shtet as Kanun. Ne jemi të gjallë, kur vjen në shtëpi ai kërkon plumbin në lule të ballit”, u shpreh përpara mediave e revoltuar banorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat