Nis sërish betonizimi i Tiranës

Tirana

Nis sërish betonizimi i Tiranës

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 18:12
Tiranë

Viti 2018 ka arritur të vendosë një rekord të ri për sektorin e ndërtimit, duke shënuar vlerën më të madhe që ndërtuesit kanë investuar në ekonomi që prej viteve të krizës.

Në fund të vitit që lamë pas, numri i lejeve të dhëna për ndërtim nga pushteti vendor arriti në 1194, një rritje në nivelin 50% krahasuar me 2017-n. Por pikën më të lartë të numrit të lejeve të dhëna e ka arritur periudha e fundit e vitit me 360 leje të miratuara.

Janë 59 miliardë lekë apo 480 milionë euro që do të investohen në këtë sektor në bazë të llogarive të bëra mbi projektet e miratuara,  shumica prej të cilave përfshijnë për punime ndërtime banesash, qendra tregtare, hotele dhe zyra. Vlera e investuar në ndërtim për 2018-n u rrit me 20%.

Sipërfaqja që do të ndërtohet arrin në 1 milionë 442 mijë metra katrorë, duke shënuar një rritje vjetore me 66%, ndërsa si tremujorë, ai i fundit të vitit që shkoi pësoi një rritje me 300%  krahasuar me një vit më parë. Numrin më të madh të lejeve të miratuara e mban kryeqyteti, i pasuar nga Durrësi, Korça dhe Fieri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat