Bashkia përmirëson ndriçimin në rrugën “Muhamet Gjollesha”

Tirana

Bashkia përmirëson ndriçimin në rrugën “Muhamet Gjollesha”

Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:05
Foto

Bashkia e Tiranës vijon punën për rritjen e shërbimeve në funksion të qytetarëve dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Ndërhyrja e radhës për ndriçimin në kryeqytet u krye në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku u zëvendësuan llampat ndriçuese.

Duke e konsidentuar sigurinë, një kusht të rëndësishëm për rrugët e kryeqytetit, Bashkia vijon me zbatimin e projektit për vendosjen e ndriçuesve, çka përmirëson fluksin e ndriçimit rrugor dhe redukton koston e përdorimit të energjisë elektrike, krahasuar me ndriçimin ekzistues.

Gjatë këtyre 4 viteve Bashkia e Tiranës, ka nisur ndriçimin e të gjitha rrugëve, madje duke ndërhyrë edhe në lagje. Ndërkaq, ka nisur edhe vendosja e ndriçimit Led në disa zona kyçe të kryeqytetit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat