Balliu: Rama po jeton si person në kërkim, më 5 Mars do marrësh përgjigje

Tirana

Balliu: Rama po jeton si person në kërkim, më 5 Mars do marrësh përgjigje

Më: 2 mars 2019 Në ora: 18:51
Klevis Balliu

Banorët e Unazës së Re, kanë vijuar protestën e tyre kundër prishjes së banesave, në ditën e 119-të të saj. Gjatë protestës ndodhi një incident i rëndë ku një makinë me xhama të zinj hyri mes turmës duke goditur dy qytetarë.

Ngjarja e rëndë irritoi banorët të cilët akuzuan qeverinë se po përdor provokime të ndyra ndaj banorëve.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, tha për ngjarjen e rëndë se: “Ta kapin atë gangsterin që e ka sjellë qeveria.

Policia të shkojë e ta kapë atë që tentoi të trembë e të godasë qytetarët.”.

Balliu tha më tej gjatë fjalës së tij se “Jemi i vetmi vend që kemi një kryeministër që jeton si mafioz dhe i shpallur në kërkim.
Këtë njeri e kanë shpall në kërkim qytetarët dhe rri duke u fshehur.”

Balliu vijoi duke thënë se “Ti je vetëm kryeministër i bandave dhe do të marrësh përgjigje më datë 5 mars.
Nuk do ketë bombul gazi që do të ndalojë qytetarët.”.
Kjo protest po tregon se fitorja vjen vetëm nga qëndresa.
Kanë kaluar 118 ditë dhe shtëpitë janë të paprekura, vetëm nga qëndresa e qytetarëve, ndërkohë që Rama tha se do ti prishte për 10 ditë,” theksoi zyrtari i lartë demokrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat